Xherdan Shaqiri ka një mesazh për tifozët shqiptarë
01:09:50 2016-06-12
Euro derbi në mes të Shqipërisë dhe Zvicrës, ka qenë një ndeshje speciale për të dy palët. «Presioni ishte shumë i madh. Më i pazakonshëm se në ndonjë ndeshje të zakonshme“, ka deklaruar Xherdan Shaqiri për Agjencinë telegrafike zvicerane SDA, transmeton „Shtegu.com“.
Futbollisti ofenziv me prejardhje nga Kosova, nga tifozët shqiptarë të cilët në Lens e përbënin një mazhorancë të dukshme, gjatë çdo kontakti të tij me topin, ishte fishkëlluar. «Fishkëllima të tilla natyrisht se janë të zakonshme, pasi edhe në ndeshjet tjera me Shqipërinë i kemi përjetuar».
Shaqiri ka shtuar më tej se këto fishkëllima e kanë dëshpëruar. «Është një sjellje e pahijshme dhe nuk ka ndonjë arsye për tifozët shqiptarë të më fishkëllojnë».