Xhek London i preferuar edhe nga komunistët, edhe nga fashistët

Date:

Xhek London (John Griffith Chaney London, 1876-1916) është ndoshta shkrimtari i vetëm në botë, krijimtaria e të cilit është përdorur politikisht edhe nga komunistët, edhe nga fashistët? Megjithëse me një fëmijëri mjaft të vështirë dhe i pashkolluar, ai u bë autori më popullor amerikan i fillimit të shek.XX, duke u përkthyer suksesshëm edhe jashtë saj. Porse, idetë e tij të majta që imanifestoi në libra dhe në jetën publike, bënë të mundur që ai të botohej sidomos, masivisht në Rusinë bolshevike dhe në të gjithë vendet e kampit socialist lindor.

Mirëpo, pakkush e di që London, ka qenë shkrimtar “bestselers” edhe në Gjermaninë e Hitlerit dhe Italinë e Musolinit. Kjo, për faktin që ai besonte edhe në teorinë e Niçes të “racës superiore”. Kështu, mjaft vepra të prozatorit amerikan, sidomos ato për të rinj dhe fëmijë, u botuan edhe në këto gjuhë, duke u përdorur kështu nga propaganda fashiste dhe naziste. Xhek London, konsiderohet ndër autorët më të lexuar edhe në Shqipërinë komuniste para viteteve ’90-të.

Romanet “Martin Iden”, “Thundra e hekurt”, por edhe të tjerë ishin pjesë e literaturës shkollore për disa dekada dhe emri i tij, zëvendësonte në një farë mënyre tek lexuesi letërsinë e huaj të ashtuquajtur “dekadente”, përfaqësuesit më të spikatur të së cilës, as që njiheshin gjatë 4-5 dekadave të diktaturës. London u nda nga jeta në moshën 40 vjeçare, si pasojë e p^rdorimit të medikamenteve kundër alkoolit. /koha

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...