Xhamia më e madhë në Maqedoni planifikohet të hapet më 2020

Date:

 

Xhamia e Tophanës, më e madhja në Maqedoni, e cila është duke e ndërtuar nga ana e Fondacionit Turk të Çështjeve Fetare (TDV), pritet të hapet në vitin 2020.

 

Ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, vizitoi vendin ku po ndërtohet xhamia nga ana e kompanisë Komaş A.Ş., që është kompani e TDV-së dhe Dijanetit të Turqisë.

Gjatë vizitës, Kara u shoqërua nga zëvendësambasadori Murat Sümer dhe këshilltari për Shërbime Fetare Murat Alkan, ndërsa u informua nga zyrtarët në lidhje me ndërtimin e xhamisë dhe zhvilloi bisedë me punonjësit.

Siç thuhet në një deklaratë nga Konsulenca e Shërbimeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, xhamia do të ketë kapacitet për 3.500 persona, ndërsa pas përfundimit, ajo do të fitojë epitetin xhamia më e madhe në Maqedoni.

Sipas deklaratës, në xhami do të ketë autopark të mbyllur, vend për larjen e kufomave, morg, sallë për pritje, sallë shumëqëllimshe, bibliotekë dhe oda për mbledhje dhe seminare. Të gjitha këto do të përbëjnë një kompleks të vetëm, në të cilin do të gjenden edhe kursi i Kuranit, zyra dhe hapësira tregtare.

Xhamia, objekti kryesor i të cilit do të ketë sipërfaqe prej 2.280 metrash katrorë, do të përfshijë sipërfaqe totale të mbuluar prej 9.997 metrash katrorë, thuhet në deklaratë. “Xhamia, e cila do të ndërtohet si një reflektim i Xhamisë Mihrimah Sultan në Edirnekapi të Stambollit, do të reflektojë modelin osman me dy minare të larta 48 metra”, thuhet më tej.

Gurthemeli i xhamisë ishte hedhur në shtator të vitit të kaluar, ndërkohë që, sipas deklaratës së konsulencës, e njëjta pritet të hapet në muajin Ramazan të vitit 2020. /ina-online

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...