Lapsus i Televizionit zviceran SRF me flamurin shqiptar

Date:

11:08:27                  2019-03-27

 

 

Zvicra nuk arriti të mposhtë Danimarkën, edhe pse po udhëhiqte me rezultat 3-0. Loja përfundon në barazim. Ajo që mbetet nga e gjitha kjo, janë hutimi dhe gabimet.

Dukej se gjithçka kishte përfunduar në të mirë të Zvicrës: Ajo po udhëhiqte me rezultat 3-0, në ndeshjen kundër Danimarkës, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com. Por, deri në minutën 84`. Po kundërmonte era fitore, megjithatë danezët shënuan tre gola në minutat e fundit dhe siguruan barazim.

Pas kësaj, filluan kërkimet për spjegimin e pranim it të tre golave. „Si është i mundur një kolaps i tillë?“, ishte titulli i „Aargauer Zeitung“. Me më pak befasi shkruan gazeta daneze „The Post“, e cila ka shkruar se bëhetz fjalë për „mrekullnëi e Bazelit“ dhe e ka festuar „rikthimin epik“ të skuadrës daneze.

Gabimin e fundit nga pikëpamja zvicerane, ia ka lejuar vetvetes Televizioni zviceran SRF. Kur mbrojtësi zviceran Kevin Mbabu, doli para kamerës, emri i tij u shënua saktë, por flamuri që ai po përfaqësonte, ishte i gabuar. Në vend të flamurit zviceran u shfaq ai i Shqipëriisë, ka vënë në dukje një spektator.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...