Ejup Berisha
Z Talat më thuani ju lutem se pse nuk po më përgjigjeni në pyetjen time publike drejtuar juve. Po flas për ofertën të cilën ua kamë bërë juve para dy vitesh për tu angazhuar në Kabinetin tuaj apo më konkretisht në Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës Veriore të Maqedonisë bëhet fjalë për punë në postin e Këshilltarit për qështje politike. Nëse keni memorje të mirë në rregull por nëse keni harruar shfrytëzoj rastin që tu informoj se dua që të angazhohem për mbarvajtjen e punëve dhe aktiviteteve në institucionin më të lartë ligjvënës në Kuvendin e Republikës.Dhe Z.Kryetar I Kuvendit Pse e gjith kjo heshtje nga ana e juaj pra dua tua bëj me dije se këtë veprim tuajin unë nuk po arrijë ta kuptoj. Ua bëj me dije se unë vetëm heshtjen nuk e kuptoj shpejtë por të folurit e kuptoj shumë shpejtë. Edhe pse kjo heshtja juaj njëherë më shtyn të kuptoj se jeni duke thënë JO me shkronja të mëdha, por nga ana tjetër më bën të besoj se jeni duke menduar akoma për të më dhënë një përgjigje tjetërfare që do të jetë e ndryshme nga jo absolute që shpesh her merret te ne për qështje shumë të rëndësishme. Heshtja pra Z.Talat Xhaferi është thikë me dy tehe ate nga cila anë ta prekësh ajo ta pret gishtin. Kërkesa ime Z.Kryetar është shumë legjitime dhe e arsyeshme. Për tu bindur për këtë ju mund ti konsultoni edhe trupat adekuate kuvendore.Pra për mendim më meritor dhe më profesional lidhur me këtë që jau thashë mund ti drejtoheni Komisionit për qështje të sistemit politik, komisionit për qështje Kushtetuese apo dhe komisionit ligjvënës juridik. Dhe nëse këto të thonë se kërkesa ime drejtuar juve është jolegjitime apo dhe antikushtetuese un do tu kërkoj falje publike ju si Kryetar Kuvendi pse jo edhe si shqiptar. Por ama unë mendoj se është praktikë jo e mirë dhe jo hijshme që mos të më ktheni përgjigje për kërkesën në fjalë apo akoma më keq është shum keq që të më injoroni si individ apo si njeri. Kjo bile është në kundërshtim me normat morale por edhe me normat kushtetuese e juridike sepse juve Z. Kryetar ju obligon kushtetuta dhe ligji që të komunikoni me qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Dhe nëse ata ju kërkojnë diçka ju jeni të obliguar më tepër moralisht por siç thash edhe juridikisht që të përgjigjeni. Kështu të paktën ndodh në shtetet demokratike. E unë me sa di kamë trokitur në dyert e shtëpisë apo të tempullit më të madh të Demokracisë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë kryetar i të cilit jeni ju i nderuar Z. Xhaferi. Z.Xhaferi a do të mund të më informoni sa më shpejtë ju lutem se a do të mund të jemë unë këshilltari për qështje politike në Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Unë kaq dua nga ju apo pres përgjigje Z.Kryetar. /ina-online