Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Date:

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen e tij në debatin e së enjtes në emisionin ”Politiko” në Televizionin Kanal 10

Të nderuar miq, fillimisht më lejoni të kerkoj falje për situatën e krijuar gjatë debatit të së enjtes.

Terapia që jam duke e marr në drejtimin e një sëmundjeje të lukthit, problem të cilin e kam për disa vite rresht dhe trajtimi i implanteve dentare ma kanë vështirësuar mënyrën e komunikimit. Kjo më ka shkaktuar dhimbje dhe lodhje njëkohësisht, kombinim që nuk do t’ia dëshiroja askujt.

Gjithçka tjetër që po përflitet nëpër rrjete sociale nuk është e vërtetë.

Edhe në një situatë të vështirësuar, jam përpjekur të mos e le emisionin pa e realizuar, siç kam bërë për 17 vjet rresht në TV, pa e humbur asnjë të vetëm, pavarësisht situatave të sëmundjeve apo vështirësive të ndryshme. Por, ja që në këtë rast doli një vlerësim jo i duhur.

Është njerëzore të gabohet dhe unë s’jam përjashtim.

Dua të nënvizoj respektin dhe peshën e madhe që Kosharja e ka për mua, fillimisht si një njeri i këtij vendi e pastaj edhe si gazetar. Kam realizuar dhjetëra emisione për Kosharen dhe jam shumë krenar për të gjitha ato.

Edhe një herë, shpreh keqardhje të thellë për këtë situatë të krijuar. E kuptoj kritiken dhe e vlerësoj mbështetjen tuaj. Nuk e mirëkuptoj stuhinë e llumit, por s’kam se si mos ta shoh që ajo ekziston, e drejtuar nga grupe te ndryshme ekstremistësh, grupe me motivacione politike, snajperistësh të rrjeteve sociale e dashakeqinjëve.

Insistoj se do të përpiqem maksimalisht të jem në krye të detyrës si autor i emisionit. (Koha.mk)

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...