WEF 2025: Zvicra nënshkruan në Davos marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kosovën

Date:

Ministri zviceran i Ekonomisë Guy Parmelin ishte veçanërisht i lumtur për marrëveshjen për shkak të diasporës së madhe kosovare në Zvicër. Shtetet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) – Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra – kanë lidhur një marrëveshje të tregtisë së lirë (MTL) me Kosovën në një ceremoni në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror (WEF), transmeton portali Shtegu. Përfaqësuesit e pesë vendeve ishin të pranishëm në Dhomën e Zvicrës.

 

Negociatat filluan në vitin 2022 dhe u përfunduan më 26 shtator të kaluar. Marrëveshja parasheh liberalizimin e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, u tha në një konferencë të përbashkët për media. Sipas shifrave federale, vëllimi i tregtisë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në vitin 2023 arriti në 137 milionë franga zvicerane.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...