Vuçiç: Dështimi për rifillimin e bisedimeve mund t’i fusë flakën rajonit

Date:

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të enjten se, dështimi për të ringjallur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimorë.

 

Ai i bëri këto komente në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, duke folur për procesin e pezulluar të bisedimeve, vazhdimi i të cilave kushtëzohet me anulimin e tarifave ndaj mallrave serbe që janë vendosur nga qeveria e Kosovës.

“Çdo ditë e zvarritjes, çdo ditë dhe çdo javë e zvarritjes, mund të krijojë mundësi në të cilat një shkëndijë mund t’i fusë flakën tërë rajonit. Vendet perëndimore, që e përdhelin Prishtinën, duhet ta dinë këtë shumë mirë”, tha ai.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në shkurt të vitit 2008, nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për t’u dhënë fund mizorive të forcave serbe në Kosovë.

Por, ajo është përfshirë në një proces të gjatë bisedimesh me Kosovën, meqë normalizimi i marrëdhënieve, është kusht për integrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.

“E ardhmja jonë evropiane varet nga negociatat me Prishtinën dhe nëse ndonjë ditë do të jemi në gjendje të arrijmë ndonjë marrëveshje. Përndryshe, askush nuk do të na lejojë në Bashkimin Evropian dhe qytetarët e Serbisë duhet ta dinë këtë”, tha ai, duke nënvizuar se një marrëveshje është ende e largët. /ina

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

„Magjistari“ shqiptar zbret nga qelia e tij duke përdorur çarçafë – është arratisja e tij e katërt nga burgu

Një arratisje kinematografike nga burgu: Grabitësi T.T. është arratisur...

Banda shqiptare që shkaktoi dëm prej miliona eurosh në pranga: fundi i gjuetisë së madhe të traktorëve

Një bandë e specializuar shënjestroi pajisje të shtrenjta bujqësore,...

Zvicra nuk ka probleme rreth deportimit të kriminelëve nga Ballkani

Që nga viti 2016, kriminelëve të huaj u është...

Sulmuesi shqiptar i Sionit, Rilind Nivokazi po shkëlqen në Superligën zvicerane

Rilind Nivokazi është një ndryshim rrënjësor për FC Sionin....