Vritet një person në Zvicër ?! (e plotësuar)

Date:

14:34:10                2016-11-12

 

 

 

 

 

Para restorantit Ochsen në Littau të Zvicrës, për momentin është duke u zhvilluar një aksion i madh policor. Me sa duket, bëhet fjalë për një viktimë njerëzore, ndërsa policia për momentin nuk ka dhënë detaje më të hollësishme.

 

 

 

 

 

Policia kantonale e Lucernit, përmes „Radio Pilatus“ ka konfirmuar se është duke zhvilluar një aksion të madh policor, prandaj hapësira në mes të rrethit Gasshof dhe stacionit hekurudhor Littau, për momentin është e bllokuar, transmeton „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Sipas të gjitha parashikimeve, në rrethinë ka ndodhur një inicdent me pasojë vdekje të një personi. Rreth orës 13.30, policia zvicerane është dashur të japë më tepër hollësi.

 

 

 

 

E plotësuar….

 

 
Sipas informatave më të reja, pak pas orës 11.00, policia zvicerane ka pranuar një thirrje në të cilën thuhej se një person është plagosur rëndë. Forcat e rendit, tek portugezja 51-vjeçare kanë munduir vetëm të vërtetojnë vdekjen e saj, thuhet në një komunikatë të policisë. Vitkima ka pësuar plagë të rënda me thikë.

 

 

 

 

Policia zvicerane ka arrestuar bashkëshortin e viktimës në afërsi të vendngjarjes. Ende nuk dihen motivi dhe rrjedha e ngjarjes.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...