Arrestohet rastësisht shtetasi maqedonas në Zvicër

Date:

14:10:23                 2016-11-12

 

 

 

 

 

Policia kantonale e Cyrihut ka arrestuar një plaçkitës të dyshuar maqedonas. Ajo i ka rënë në gjurmë rastësisht shtetasit maqedonas, pas një kontrolli rutinë në komunikacion.

 

 

 

 

Pasditen e së enjtes, Policia kantonale e Cyrihut ka realizuar një kontroll të madh, duke hequr nga komunikacioni një shtetas maqedonas, pasi ka qenë duke vozitur pa patentë shoferi, shkruajnë mediet zvicerane, njofton „Shtegu.com“. Me rastin e bastisjes së veturës së tij, policia ka gjetur armë dhe një sasi të vogël të marihuanës.

 

 

 

Shtetasi maqedonas nga rrethina e Horgenit është arrestuar menjëherë. Në banesën e tij, hetuesit kanë gjetur një xhirovidë, e cila ishte vjedhur nga një plaçkitje e mëparshme. Sipas informatave të Policisë kantonale, shtetasi maqedonas ende nuk i ka pranuar veprat.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...