Vrasja e tre të rinjve ka tronditur Francën

Date:

Banorët e qytetit të Marsejës, në lagjen Lauriers, gjatë natës janë zgjuar të shokuar. Tre fqinjë të rinj të tyre janë vrarë në afërsi të një ndërtese. Dy nga ta nuk kanë qenë më të moshuar se 15 vite, ndërsa viktima e tretë ka qenë i moshës 23-vjeçare. Përpjekjet e ekipit të shpëtimit për të reanimuar viktimat, kanë qenë të kota.

 

 

Rreth orës 02.00 të mëngjesit, një lagje të Marsejës në Francë e kanë tronditur të shtëna nga armë automatike, ndërsa policia ishte alarmuar nga banorët të cilët kishin parë tre persona të plagosur. Me shpejtësi të madhe, ekipet e shpëtimit kanë arritur në vendin e ngjarjes, por pa mundur të shpëtojnë ndonjërin, pasi që të tre të lënduarit kanë ndërruar jetë nga plagët e marra. Hetimet për të ndriçuar rastin janë duke vazhduar me intensitet të plotë, shkruan „La Provence.com“, transmeton „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...