Fejzi Bojku, fitues i çmimit „23 Tetori“

Date:

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot u dorëzua Çmimi shtetëror „23 Tetori“ për vitin 2015 për realizimin në fushën e kulturës dhe artit, fituesve të sivjetshëm në fushën e kulturës dhe artit fituesve të sivjetshëm artistëve të artit figurativ Stefan Haxhi Nikollov, shkrimtarit Fejzi Bojku dhe muzikologut, publicistit, gazetarit dhe kritikut muzikor Kostadin Kostadinovski.

Kryetari i Këshillit për ndarje të çmimit shtetëror „23 Tetor“, akademik Vera Bitrakova Grozdanova deklaroi se ky çmim prestigjioz paraqet mirënjohje me të cilën vlerësohet kontributi i krijimitarisë së tre fituesve për afirmimin e tyre personal dhe për afirmim të shtetit të tyre.

Në emër të tre laureatëve u drejtua Kostadinovski, i cili theksoi se çmimi paraqet rrumbullaksim të valorizimit të madh dhe verifikimit të arritjeve të tyre krijuese në 4-5 dekadat e fundit.

Shkrimtari Fejzi Bojku është autor i 14 veprave për mbledhjeve të poezisë de përrallave për fëmijë dhe të rinj, si dhe tetë punimeve shkencore. Në karrierën e tij krijuese ka përkthyer edhe 42 vepra nga gjuha maqedonase, shqipe, serbe dhe frënge, ndërsa është autor edhe i 10 emisioneve tematike për radio dhe TV.

Kostadin Kostadimovski,  muzikolog, publicist, gazetar dhe kritik muzikor logaritet doajen i muzikologjisë së Maqedonisë. Është autori i pesë publikimeve muziokore dhe krijues i disa festivaleve muzikore mes të cilatve dhe Folk Fest Vallandovë, Interfest, Filigranë të Maqedonisë.

Çmimi shtetëror „23 Tetori“ ndahet për realizime shumëvjeçare në sferën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjen e interesave shtetërore dhe promovimin e prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore-historike të Republikës së Maqedonisë.

Formimi i VMRO-së në vitin 1983 do të thoshte fillim i lëvizjes së organizuar revolucionare maqedonase, për krijimin e shtetit të pavarur të Maqedonisë. (Koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...