Vozitësin e kishte zënë gjumi për një çast, e arreston policia kroate

Date:

Mëngjesin e së dielës, një autobus i Kosovës doli nga rruga në autostradën afër Slavonski Brodit. Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar në aksident. Vendi i aksidentit u vizitua nga ministri kroat i Shëndetësisë dhe ndihmës ministri i Brendshëm.
Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit Slavko Pranjiq zhvilloi një hetim në vendin e aksidentit.

„Sipas fakteve të vërtetuara deri më tani, është një autobus që ka dal nga rruga në anën jugore të rrugës. Autobusi po udhëtonte nga Frankfurti për në Prishtinë, transportuesi i Kompanisë Deva Tours me seli në Prishtinë“, kadeklaruat Pranjiq, informon portali Shtegu.
„Drejtuesi i autobusit u gjet në vendngjarje, ndërkohë ai është arrestuar. Një hetim është kryer, veprime të tjera provuese po ndërmerren për të filluar procedurat penale“, tha Pranjiq.
„Deri më tani, kemi informacione se janë dhjetë persona të vdekur dhe 23 të plagosur rëndë ose lehtë“, tha ai.

„Vozitësi është arrestuar nën dyshimin për drejtimin e një automjeti në mënyrë të papërshtatshme. Ne nuk mund të flasim ende për shkaqet e aksidentit“, shtoi Pranjiq.
„Ai deklaroi se për një moment e zuri gjumi, por ne do ta përcaktojmë atë më vonë“, shtoi Pranjiq.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...