Mërgmtarët ankohen për shërbimet e Kompanisë „WizzAir“

Date:

Shërbimet e Kompanisë ajrore „WizzAir“ si duket i kanë zhgënjyer bashkatdhetarët tanë të cilët kanë fluturuar për vendlindje. Në Redaksinë e portalit „Shtegu.com“ kanë ardhur disa shkrime, në të cilat shihet qartë se ata janë të zhgënjyer së tepermi me këtë kompani dhe paralajmërojnë se asnjëherë më nuk do të udhëtojnë me të.

Njëri nga ta ndër të tjera shkruan: „U nisa me djalin për fluturimin Bazel-Shkup me „WizzAir“. Prita një kohë të gjatë në radhë, kur na informuan se nuk ka më vend në avion, edhepse biletat i kishim rezervuar shumë herët. U dasht të udhëtojmë me Kompaninë `Easy Jet`për në Prishtinë, në vend se të fluturonim për në Shkup. Asnjëherë më nuk do të fluturoj me këtë kompani“, shprehet i mllefosur lexuesi i portalit Shtegu.

Dy bashkatdhetarë të tjerë gjithashtu kanë shprehur kritika në adresë të kompanisë në fjalë: „Asnjëherë më me WizzAir, rregulla të paarsyeshme dhe jo të nevojshme, duhet të pritet kohë të gjatë për të prenotuar fluturimin të cilin paraprakisht e ke rezervuar. Çfarë procedure është kjo, vetëm një mundim i panevojshëm që të lodhë në shpirt“, shprehn të mllefosur bashkatdhetarët.

Një tjetër ka shkruar se në Aeroportin e Shkupit mungojnë informata për procedurën e kthimit në Bazel: „Duhet të presësh një orë në radhë dhe kur afrohesh te sporteli, të kërkojnë një formular nga BAGû zviceran të cilin duhet paraprakisht ta plotësosh. Përse nuk e vendosin ndonjë informatë më afër sportelit se ëdo pasagjer që udhëton për Zvicër, paraprakisht duhet ta plozësojë formularin nga faqja `Swissplf`, në këtë mënyrë do të evitohej pritja e mundimshme për herë të dytë e që rezulton ndoshta me dy orë pritje të mundimshme“, është shprehur bashkatdhetari ynë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...