Vozitësi nga MV parkohet gabimisht me kamion, humb jetën një shtetas italian

Date:

Një furgon përplaset me një kamion me peshë të rëndë: Autostrada franceze A35 ishte mbyllur për tre orë në drejtimin Colmar-Mulhouse

Një aksident i tmerrshëm me një automjet të rëndë dhe një furgoni ka ndodhur gjatë fundjavës rreth orës 12:30 në autostradën franceze A35 pranë Colmarit, në drejtimin Colmar-Mulhouse.

Për një arsye të panjohur, furgoni u përplas në pjesën e pasme të një gjysmërimorkio të kamioni të një kompanie lituaneze. Shoferi i kamionit, me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, pranoi se ishte duke pushuar në këtë strehë pavarësisht ndalimit, pasi ky pushim është i rezervuar për emergjenca absolute në rast të ndonjë problemi teknik, mekanik ose shëndetësor, informon „l`alsace“. transmeton portali Shtegu.

Autostrada ishte mbyllur për tri orë për trafikun në drejtimin Colmar-Strasburg, në kryqëzimin Rosenkranz, duke rezultuar në formimin e një bllokimi trafiku për rreth 6 kilometra.

Në vendngjarje kanë dalur zjarrfikësit dhe xhandarmeria si dhe agjentë të Kolektivitetit Europian të Alsasit (CEA).

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...