Vogëlushja 18-muajshe i bie gjyshit nga anija e lartë, tronditet opinioni

109 Lexime

11:55:29         2019-07-09

 

Vogëlushja njëvjeçare Chloe Wiegand, i ra nga duart gjyshit të saj në anijen „Freedom of the Seas“ përderisa po luante me të. Në Indiana të SHBA-ve, familjarët dhe koelgët e punës të familjes janë shokuar.

Është një nga ngjarjet më prekëse që ka tronditur lexuesit pas vdekjes tragjike të një vajze në bordin e anijes „Freedom of the Seas“. Tani mediat lokale kanë qenë në gjendje të gjurmojnë tragjedinë e së dielës, në portin e San Juan në Puerto Riko. Atje anija ishte ankoruar në port.

Rreth orës 16:30, pushimi idilik në anije papritmas është ndërprerë nga një ulërimë e frikshme. Kimberly Schultz Wiegand po qëndronte pranë dritares. Ajo po shikonte se si vajza e saj 18-muajshe Chloe, po binte nga lartësia. Pak para se ajo të rrëzohej, gjyshi i saj , Salvatore Anello, ende po luante me të.

Për argëtim, thuhet se ai e ka mbajtur vogëlushen nga një dritare në kuvertën e njëmbëdhjetë. Por, papritmas Chloe rrëshqet. Ajo bie nga lartësia 45 metra, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Shtegu.com. Atje ajo nuk bie në ujë, por godet dyshemenë e betonit në port. Vajza nuk ka gjasa të shpëtojë. Megjithë reagimin e menjëhershëm, Chloe vdes menjëherë pas kësaj në një spital.

Familja e Chloe vjen nga shteti i Indianas në SHBA. Ajo kishte rezervuar një shëtitje shtatëditore në det, sipas CNN. Për pushimet familjare që filluan në Puerto Rico, nuk ishin vetëm prindërit e Chloe dhe vëllai i saj, por edhe të dy gjyshërit në bord.

Drama e vdekjes për Chloen e vogël i tronditi madje edhe banorët në vendlindjen e saj. Babai i Chloe, Alan ëiegand, është polic në Departamentin e Policisë South Bend. „Policia po i kërkon komunës të lutet për gjithë familjen Wiegand“, shkruan Policia e South Bend.

Gjyshi Salvatore Anello ka punuar në sektorin e departamentit IT të rrethit të St. Joseph County, siç raporton rrjeti televiziv amerikan ABC 6, informon Shtegu.com. „Ai është një punëtor shumë i vlefshëm. Thjesht i mrekullueshëm, ai do të bënte gjithçka për ty. Tani ne po ngushëllohemi me të“, thotë drejtori i IT-së në qarkun e St. Josephit, Mike Hamann.
Kompania detare Royal Caribbean Cruises Ltd, të cilës i përket „Freedom of the Seas“, gjithashtu është prononcuar. „Ne mbështesim autoritetet lokale në San Juan në hetimin si rezultat i incidentit në bordin Freedom of the Seas“, thotë një zëdhënës i kompanisë detare për „Daily Mail“. Kompania është thellësisht e pikëlluar.

Policia po heton incidentin. Vlerësohen regjistrimet e mbikqyrjes me video, pasagjerët intervistohen rreth aksidentit. Familja ende nuk mund të merret në pyetje për vdekjen e Chloe. Ajo aktualisht është nën kujdes mjekësor dhe psikologjik. Për gjithë kohëzgjatjen e hetimit, e gjithë familja do të qëndrojë në territorin e SHBA.