Vjen edhe sihariqi i shumëpritur për familjen shqiptare

Date:

10:34:15                2016-10-16

 

 

 

 

 
Besnik Hasanaj jeton në Schönau të Gjermanisë me familjen e vet. Në momentin që policia gjermane mori masat për dëbimin e tyre, ndodhi një rast dramatik. Shqiptari 41-vjeçar ka pasur një lejeqëndrim të përkohshëm (duldung), një vend për profesionalizim të mëtutjeshëm dhe një kontratë për një banesë private në Schönau. Ai llogaritet si person i integruar mirë në shoqëri, fëmijët e tij 10-, dhe 14-vjeçar, flasin njësoj si prindërit e tyre shumë mirë gjuhën gjermane. Por për policinë gjerrmane kjo nuk ka luajtur shumë rol, pasi ndërmori masat për dëbimin e familjes shqiptare për në Shqipëri.

 

 

 

Para disa ditëve, policia gjermane ishte paraqitur në vendin e tij të punës për ta dëbuar familjen nga Gjermania. Me këtë rast, bashkëshortja e Besnikut ishte shtruar në një spital psikiatrik, pasi kishte tentuar t`i prejë venët e duarve, shkruante „Badische Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Qeveria lokale, e cila kishte urdhëruar dëbimin e familjes, në një komunikatë kishte shkruar: „Dëbimi i planifikuar për datën 26 gusht, ka dështuar pasi zonja Hasanaj është plagosur vetvetiu, duke ndërprerë dëbimin në aeroportin e Frankfurtit“.

 

 

 

Tashmë gjithçka ka përfunduar si është më së miri për familjen Hasanaj: Javën e kaluar, Besniku ka fituar lejen e aftësimit të profesionit të vet si autongjyrosës, në Bad Säckingen, ndërsa familja e vet mund të qëndrojë në Schönau, pas disa presioneve që anëtarët e Caritasit i kishin bërë organeve qeveritare.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...