Policisë gjermane nuk do t`i bie më ndërmend të parkohet tek personat me aftësi të kufizuara

52 Lexime

00:43:06             2016-10-16

 

 

 

 

 

Në gjithë botën policët duhet të jenë shembull i sjelljes së mirë. Por, ata nuk kanë llogaritur se ia kanë trazuar shpirtin një personi me aftësi të kufizuara.

 

 

 

Në qytetet e mëdha, kërkimi i një vendi për parkim është një punë e mundimshme. Kështu pra, në qytetin e Kölnit në Gjermani, një veturë policore është parkuar në një vendparking për personat më aftësi të kufizuara, gjë që nuk e justifikon veprimin e tyre edhe në rast urgjence.

 

 

 

Vozitësja e prekur nga ky rast, të cilët policët ia kanë zënë vendin e rezervuar, iu është përgjigjur me një mënyrë të llojit të vet, shkruan „tag24“, njofton „Shtegu.com“. Në një letër që ua ka shkruar dhe vendosur në xhamin e veturës, e panjohura ka shkruar:

 

 

 

„Pasi më keni zënë vendin e rezervuar për persona me aftësi të kufizuara, ju lutem ma merrni edhe paaftësinë time“. Ky veprim ka bërë jehonë të madhe, pasi një kalimtare rasti e kishte fotografuar letrën dhe e ka postuar në Facebook.

 

 

 

Reagimi i sjelljes së policëve ka qenë shumë i madh, ndërsa policëve me siguri se nuk do tu bie më ndërmend të parkojnë aty ku nuk duhet.