Fejzi Hajdari për Zhurnal: Nuk kam ndërmend t“i bashkëngjitem asnjë partie, por nëse shkoj në PDSH do ta marr me vete Nevzat Bejtën

76 Lexime

12:47:11              2016-10-16

 

 

 

 

Pas lajmit të publikuar në disa media se botuesi i gazetës ditore „LAJM“ do të kaloj në radhët e PDSH-së, Hajdari për Zhurnal demantoi lajmin si një lajm shpifës dhe se për momëntin nuk ka në planë të kyçet në ndonje parti politike shqiptare, por poqese do ndodh kjo, ai do merr me vete nënkryetarin e partise të BDI-së, z.Nevzat Bejten.

Lidhur me këtë informacion, Zhurnal kërkoi deklaratë nga Fejzi Hajdari i cili theksoi: „Nuk kam ndërmend t’i bashkangjitem asnjë partie, por nëse shkoj në PDSH do ta marr me vete edhe Nevzat Bejtën nga BDI“, deklaroi Hajdari për Zhurnal. Hajdari dhe Bejta para një muaji patën një udhëtim të përbashkët në Austri.

Ndryshe, Nevzat Bejta dhe Fejzi Hajdari ishin bashkë në Austri në hapjen e një restauranti të kuzhinierit të famshëm shqiptarë. Akoma mbetet enigmë se çfarë të kenë biseduar z.Nevzat Bejta me Fejzi Hajdarit gjatë qëndrimit të tyre në këtë eveniment, ku ditë më pas disa media shkruajnë se cfarë i ka lidhur personat në fjalë që ishin krah për krah duke prerë shiritin e këtij lokali në Austri, transmeton Zhurnal.