Veturën e vjetër, Djellzoni nga Shkupi e shndërron në super sportive
Një storje interesante vjen nga Djellzon Rreba, djaloshi nga Shkupi, i cili ka lindur në vitin 2001 nga prindërit me prejardhje nga Begraca e Kaçanikut, gjatë kohës së luftës në Maqedoninë e Veriut.
Pas përfundimit të shkollës së mesme, Djellzoni u inkuadrua menjëherë në Armatën e Maqedonisë së Veriut, siç pohon ai për portalin Shtegu, „ndoshta për shkak që jam lindur në kohë lufte, edhe më ka tërhequr gjithmonë uniforma. Por gjithashtu edhe patriotizmi dhe dashuria ndaj kombit“.
Përpos punës në armatë, Djellzoni merret edhe me body building dhe me sportin e veturave. Megjithëse ka trup të përsosur për një atlet të suksseshëm, Djelzoni nuk e ka ndërmend të futet në sportin profesional të kësaj lëmie, pasi dëshira e tij është që të krijojë një trup të cilin ai e ka ëndërruar çdoherë. Ai më tepër është i përkushtuar në sportin e veturave dhe nuk përton që një veturë ta ndryshojë për 360 shkallë siç mund të shihet edhe në foton e dërguar, duke ia ndryshuar asaj pamjen sikur të ishte e re. Nëpër disa tubime të këtij lloji të modifikimit të veturave, Djellzoni ka fituar disa çmime, por këtë aktivitet, ai e bën vetëm për hobi.
Djellzoni është një djalosh i përkushtuar absolutisht për familjen, i cili i ndihmon asaj në maksimum.