Veton Surroi: Jam i gatshëm të bëhem pjesë e Qeverisë Kurti

Date:

19.10.2019

Publicisti Veton Surroi ka deklaruar se ai është i gatshëm të bëhet pjesë e Qeverisë së re të Albin Kurtit.Surroi duke shprehur edhe njëherë gëzimin për fitoren e dy partive LVV-së dhe LDK-së, ka thënë se nëse do të ketë ndonjë ofertë do ta pranojë atë për t’u bërë pjesë e Qeverisë Kurti.“Jam në kontakte me parti të ndryshme, me të gjitha partitë jam në kontakt, me disa me shumë qef edhe për të nda mendime dhe për të shikuar se ku janë proceset, pozicionimi im është gjithmonë i njëjtë dhe prej kohësh i pandryshuar, aty ku edhe për çfarë mund të ndihmojë jam në dispozicion”, tha Surro.“Unë jam në dispozicion për me ndihmu, unë po e shprehi në formën që ë kam bërë që 30 vjet, ai që mendon se unë mund të ndihmojë diçka unë jam aty”, tha Surroi në RTV Dukagjini, transmeton Gazeta Metro.

Fitoren e opozitës në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, z.Surroi e ka quajtur “çlirim të dytë” duke e krahasuar me çlirimin e Kosovës nga Serbia rënien në opozitë të tri partive të dala nga lufta.

Surroi po ashtu është i gatshëm të ndihmojë Kurtin edhe në çështjen e dialogut me Serbinë, duke qenë krejtësisht në vijë me qëndrimet e kryetarit të Vetëvendosjes me deklarimet se Kosova nuk duhet të lëshojë pe në asgjë në raport me vendin tonë fqinj armiqësor.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...