Daçiq për zarfet: Gjeli gjelit nuk ia heq sytë

Date:

19.10.2019

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha sot se historia e zarfeve të helmuar është një ndër miliona “gënjeshtra klasike” të Prishtinës, ndërsa, siç tha ai, vetëm një është e vërtetë – një flamur shqiptar që Albin Kurti e mban në kabinetin e tij.I pyetur nëse nuk ka ndonjë reagim ndërkombëtar në rastin e zarfave të dyshuar për helmim, Daçiq tha se “gjeli-gjelit nuk ia heq sytë”.

Kryediplomati serb tha gjithashtu se ka edhe rrena të tjera të Kosovës ajo se në “vitini 1999 Serbia ndaloi 100,000 njerëz në stadiumin e Prishtinës dhe arrestoi fëmijët shqiptarë për të marrë gjakun e tyre dhe për t’ua dhënë ushtarëve dhe policëve tanë”, transmeton Klan Kosova.

Çështja e flamurit kuqezi në zyrën e Vetëvendosjes gjatë takimit mes Albin Kurtit dhe ambasadorit britanik, Nicholas Abbott i çoi në këmbë zyrtarët në Beograd ku u zhvillua edhe një debat mes Vuçiqit dhe ambasadorit britanik.

”Një foto e Ambasadorit në takim me një nga udhëheqësit politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me akterë udhëheqës politik në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbiseduesi ynë, në kapacitetin e tij partiak, ka rregulluar dhomën”, ishte kundër reagimi i ambasadës ndaj kreut të shtetit serb.

Nuk vonoi as përgjigjja e këtij të fundit drejtuar diplomatit britanik në Prishtinë.

“Faleminderit për përgjigjen tuaj të qartë. Të gjithë i kuptuam”, tha ai./RVGjilan

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...