Date:

19.10.2019
Daim Hiseni

Kryeministri Zoran Zaev në samitin e mbajtur në New York deklaroi se Maqedonia e Veriut dëshiron të anëtarësohet në BE bashkë me Sërbin.!!! ohooo …

Republika e Shqipërisë – si mendon ajo të hap kufirin me Kosovën dhe të antarsohet në BE pa Kosovën ?!!!

Njëher loboni sëbashku që Kosova të antarësohet në Kombet e Bashkuara. Ndihmoni të gjithë që bashkarisht të definohet e ardhmja e Bosnjës dhe pastaj mund të krijohet klimë për organizimin e një samiti për Ballkanin dhe të definohen shumë gjëra të cilat akoma kanë mbetur të hapura si temë diskutimi dhe plagë të pashëruara në rajon.

Gjërat e lartpërmendura nuk munden të realizohen me këtë garniturë të politikanëve të koruptuar në këto shtete. Europa i ka hajnat e vet dhe nuk i nevoiten hajnat tonë.

Pastroni nëher shtëpitë dhe pastaj ia msyni tek fqinjtë.

Kroacia e arestoi Kryeministrin për të liruar popullin dhe për ta përgatitur drejtë Bashkimit Europian.

Rumunia e vrau Çausheskin, presidentin e saj, për ta liruar popullin.

Maqedonia vazhdon edhe mëtutje të vret dhe të areston popullin, vetëm e vetëm për ti lënë në liri Nikolla Gruevskin dhe bandat kriminele.

Nuk deshët të arestoni kriminelët, atëher mbani të arestuar dhe të burgosur qytetarët e juaj. Pastaj habiteni dhe pyetni se pse ikin rinia?!!!

Aq të pacipë jeni saqë idiotizmi i juaj nuk ka fund.

Për Europën ka vdekur koha e aparteidit dhe carizmit rus.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...