Vetëm superlativa për Naser Alijin

Date:

Naser Aliji është dëshpëruar tej mase pas humbjes së mbrëmshme kundër FC Basel. „Pjesa e parë ishte shumë, shumë e keqe është vështirë të fitohet „FC Baseli“, ka deklaruar Naseri për „Nordwestschweiz“.

Kohëve të fundit ai është rregullisht titullar në lojë dhe kjo dëshmon se bëhet fjalë për një futbollist të talentuar. Ruth Ospelt, presidenti i FC Vaduz thotë vetëm fjalë miradie për Naserin: „Më ka lënë shumë përshtypje, si në sport, po ashtu edhe si njeri. Ai është integruar në mënyrë të shkëlqyeshme dhe kjo është shumë e dobishme për ne“. Edhe trajneri i FC Baselit Paulo Sousa, gjatë largimit nga FCB kishte shqiptuar vetëm fjalë të ngrohta: „Më vjen shumë keq që po largohet, ai është një i ri, shumë i zellshëm dhe me perspektivë të madhe“. Se si do të rrjedhin gjërat sezonin e ardshëm, në Vaduz janë të bindur se Naseri do të vazhdojë në këtë ekip, por fjala e fundit do të shqiptohet nga vetë futbollisti.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...