06:49:02 2017-05-30
Në një postim të tij në profilin e Facebookut, veprimtari dhe aktivisti i dalluar shqiptar nga Maqedonia, Asan Jashari, ka postuar përshtypjet e tij rreh zhvillimeve të fundit politike në vendlindje, me brengën se nuk mund të protet shumë nga Qeveria e ardhshme. Ja edhe postimi i tij i plotë:
Premtimet politike!
U kryen bisedimet, thanë u morëm vesh për Qeverinë reformuese. Ju lutem të më tregojë ndokush një dokument apo letër të thjeshtë nga programet e partive shqiptare të parazgjedhjeve që janë pranuar si programe qeveritare (për afatin e realizimit… Nuk pyes, as për platformën shqiptare, ngase as njërës e as tjetrës nuk i vine era). Rastësisht m`u kujtuan edhe disa deklarata të kryetarëe tëpartive shqiptare se kur do tëvijnëata në Qeverinë e ardhshme, ata vetë do të jenë zevendës kryeministra apo edhe ministra. Hmmm, s`kam dëgjuar diçka të tillë këto ditë. Kështu pra nuk mbetet asgjë tjetër përveç një grupi të vogël që do të marrin poste qeveritare, t`ju urojmë pasuri sa më të shpejtë (sikurse pasardhësve të tyre) dhe deri ne zgjedhjet e parakohshme (të ardhshme) do të dëgjojmë edhe njëhere sikuse gjithëhere fjalime dhe deklarata parazgjedhore patriotike të ndryshme. Kështu ne si popull të flemë rehat, të kalojmë këtë muaj pa shqetësime dhe muaj i ardhshëm nëse nuk sjell asgjë, së paku pushime verore në bregdetin shqiptar do të kemi!

