Shashtrisen nga gëzimi qytetarët e Bernës, ariu kthehet pas 190 viteve
21:16:01 2017-05-29
Sipas një legjende, kryeqyteti helvet Berna, emrin e ka marrë sipas kafshës së parë që është parë dhe ai ka qenë një ari. Pra ky qytet identifikohet me ariun, prandaj edhe ekziston një qendër e arinjve të gjallë midis qytetit, e cila i argëton vizitorët e shumtë. Për çudi të madhe, deri para 190 viteve, nëpër pyjet dhe malet e shumtë të këtij Kantoni nuk ka ekzistuar asnjë ari. Senzacion i vërtetë është krijuar pas lajmit se ditën e premte është vërejtur dhe fotografuar një ari në lokacionin Eriz të Bernës. Deri më tani dihet se ai është vërejtur dhe fotografuar më 26 maj të këtij viti. Enti zviceran zoologjik supozon se bëhet fjalë për një ari të ri mashkull. Ariu në Eriz është ariu i parë i egër që është vërejtur më Kanton që prej 190 viteve më parë dhe ai për herë të fundit ka qenë i pranishëm në vitin e largët 1823, në Saanenland.
Inspektori zviceran i gjuetisë, Niklaus Blatter ka pohuar për mediet zvicerane se bëhet fjalë për një „moment historik“, njofton „Shtegu.com“.