Uashingtoni bën edhe një hap para për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Date:

SHBA-të kanë bërë edhe një hap për hapjen e rrugës për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO. Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo sot përmes tuiterit njoftoi se SHBA-të kanë deponuar Protokollin e ratifikuar. “Me kënaqësi ju njoftoj se SHBA deponuan protokollin e ratifikuar për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Një hap më afër deri në pranimin e Maqedonisë së Veriut si aleatja e 30-të e NATO-s”, theksoi sekretari amerikan i shtetit, Pompeo, përcjell INA. Senati amerikan më 22 tetor të këtij viti ratifikoi protokollin për anëtarësim. Deri tani protokolli është ratifikuar nga 28 prej 29 vendeve anëtare, ndërsa ka ngelur vetëm Spanja. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...