Sot fillon “Java e filmit të Maqedonisë” në Prishtinë

Date:

Kosovafilmi në bashkëpunim me Kinotekën e Maqedonisë, do të organizojë të hënën me 2 dhjetor 2019, në Prishtinë “Javën e filmit të Maqedonisë”. Filmi i parë do të shfaqet në orën 20:00 në kinemanë ABC. Shikuesve të kryeqytetit do t’u prezantohet aktori i njohur Meto Jovanovski, që interpreton rolin kryesor në filmin e mbrëmjes dhe drejtori i Kinotekës së Maqedonisë Vladimir Angelov. Ndërkaq, në programin e paradites Kosovafilmi në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, Programi i Regjise së filmit, do të organizojnë debat me mysafirët Meto Jovanovski, profesor në Fakultetin Arteve në Shkup, (interpreton rolin kryesor në filmin “Gëzuar Vitin i Ri 49”) , me drejtorin e Kinotekës Vladimir Angelov dhe me drejtorin e Kosovafilmit, Gani Mehmetaj. Debati do të zhvillohet në sallen e projeksionit, në objektin e Departamentit të Regjisë së Filmit, nga ora 12:00h

“Java e filmit maqedonas” do të vijoje sipas këtij programi:

Në Kinemanë ABC- Prishtinë:

Me datë: 02.12.2019

Ora: 20:00

Filmi: GËZUAR VITI ’49 (СРЕЌНА НОВА 49)

Regjia: Stole Popov

Viti: 1986

2h 5min

Me date: 03.12.2019

Ora: 20:00

Filmi : PARA SHIUT (ПРЕД ДОЖДОТ)

Regjia: Milcho Manchevski

Viti: 1994

1h 53 min

Me datë: 04.12.2019

Ora: 20:00

Filmi: SHËRUESI (ИСЦЕЛИТЕЛ)

Regjia: Gjorce Stavreski

Viti: 2017

1h 38min

Me date : 06.12.2019

Ora: 20:00

Filmi : NATË MJALTI (МЕДЕНА НОЌ)

Regjia: Ivo Trajkov

Viti: 2015

1h 29min

Me date: 07.12.2019

Ora: 20:00

Filmi : ZOTI EKZISTON, EMRI I SAJ ËSHTË PETRUNYA (БОГ ПОСТОИ, НЕЈЗИНОТО ИМЕ Е ПЕТРУНИЈА)

Regjia: Teona Strugar Mitevska

Viti: 2019

1h 40min

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...