Trump ka të ngjarë ta ketë lënë New Yorkun për Floridën për shkak të taksave

Date:

Presidenti Donald Trump tha se ai nuk është më banor i New Yorkut.

Lajmi u njoftua fillimisht nga gazeta “New York Times” dhe më pas u konfirmua nga vetë presidenti në një seri postimesh në Twitter të enjten vonë.

Ai shkruante se ka vendosur që vendbanimi i tij i përhershëm të jetë Palm Beach i Floridës.

“Pavarësisht nga fakti se paguaj me miliona dollarë taksa për qytetin dhe në nivel shteti çdo vit jam trajtuar shumë keq nga drejtuesit politikë të qytetit e shtetit të New Yorkut”, shkruante Trump.

Nuk është e qartë se sa është shuma e taksave që ka paguar Trumpi në New York, pasi ai ka refuzon të publikojë informacion mbi këtë çështje.

Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo nuk dukej i mërzitur rreth ndryshimit të adresës së banimit të Trumpit.

Ai e quante çlirim nga një barrë dhe shtonte: “Nuk është se zoti Trump i paguante taksat këtu gjithsesi. Florida është i gjithi i juaji” shkruante ai.

Në shtator Trumpi dhe bashkëshortja e tij Melania paraqitën dokumente të veçanta vendbanimi në gjykatën e qarkut të kontesë së Palm Beach-it për të ndryshuar vendbanimin e tyre.

Sipas rrjetit televiziv NBC Presidenti Trump ka qenë në Mar-a-Lago, rezidenca e tij në Palm Beach, 99 ditë që nga momenti që mori detyrën. Ai ka vizituar klubin e tij të golfit në New Jersey 90 ditë dhe ka shpenzuar vetëm 20 ditë në kullën Trump që ndodhet në qytetin e New Yorkut.

Vëzhguesit besojnë se lëvizja e presidentit nga New Yorku në Florida ka të ngjarë të jetë pjesërisht e motivuar nga një sistem taksash më të ulëta që zbaton shteti në juglindje të vendit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...