Tifozët e FC Iliria më të merituarit për fitimin e Kupës së Solothurnit
14:13:26 2016-05-06
Për ekipin futbollistik shqiptar FC Iliria nga Solothurni i Zvicrës, fitimi i Kupës së Solothurnit 2016, ka qenë i papërshkrueshëm, ndërsa kundërshtari SC Fulenbach, ia ka uruar fitoren e merituar. Ndeshja ka përfunduar pa fitues me rezultat të barabartë 2:2 dhe është dashur të ekzekutohen penallti për ta shpallur fituesin përfundimtar. Hero i ndeshjes ka qenë portieri i FC Iliria i cili ka mbrojtur penalltinë e kundërshtarit, ndërsa i ka falënderuar nga zemra tifozët e flaktë e në numër të madh të shqiptarëve të cilët nuk hezituan ta përkrahin gjatë tërë ndeshjes ekipin e tyre të zemrës. Kritika ndaj lojës ka lëshuar ndihmës trajneri i FC Iliria, Jashar Ajdini i cili pohon:“Jemi vetë fajtorë që ndeshja u dashtë të përcaktohej përmes penalltive. Pas dy gabimeve të rënda, i pranuam dy gola që mundësuan kohën shtesë dhe që na detyroi të fitojmë ndeshjen me penallti“, ka deklaruar Jashari për „Grenchner Tagblatt“, njofton „Shtegu.com“. Portierit të ekipit, ai i ka shfaqur komplimet të madh, pasi edhe gjatë kampionatit të rregullt ai kishte mbrojtur disa penallti.