Thyen laptopin në kokën e të dashurit sepse shikonte gratë tjera (Video)

Date:

Një grua ka thyer laptopin në kokën e të dashurit në aeroplan duke e akuzuar se po shikonte gratë tjera.

Në një video të publikuar në YouTube gjatë fluturimit me kompaninë “American Airlines”, dëgjohet gruaja duke i bërtitur partnerit të saj – para se ta ndiqte dhe thyente laptopin në kokën e tij, shkruan “The Mirror”, transmeton Koha.net. Po ashtu, në video dëgjohen edhe stjuardesat duke i thënë asaj që të qetësohet.

Stjuardesat i kërkuan burrit ta ndërrojë ulësen dhe teksa ai tentonte të largohej nga gruaja e tij, ajo i shkon pas dhe e godet me laptop në kokë.

“Para nisjes, këtë të diele, në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, dy pasagjerët që udhëtonin së bashku ishin përfshirë në një mosmarrëveshje”, ka thënë “American Airlines” për “The Sun”. “Është kërkuar zbatimi i ligjit dhe të dy pasagjerët janë larguar nga aeroplani”.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...