Tetë vite burg kosovarëve që plaçkitën postën zvicerane
17:30:04 2016-02-02
Gjykata penale e Lozanës në Zvicër, gjatë fundjavës që e lamë pas, ka dënuar dy shtetas kosovarë me tetë vite burg, për shkak të pjesëmarrjes së plaçkitjes të një filiali të postës në Vers-chez-les-Blanc, në vitin 2012. Ata u shpallën fajtorë për veprën penale „plaçkitje dhe sekuestrim“.
Për gjykatësin zviceran, këta dy kosovarë të moshës 35-, e 45-vjeçare kanë bërë një faj të rëndë, duke vënë në pah lakminë e përbuzjen e tyre ndaj të tjerëve, si dhe seriozitetin e aktit të kryer, shkraun „20 Minutes“, njofton „Shtegu.com.
Ngjarja kishte ndodhur më 10 tetor të vitit 2012, Më i moshuari prej tyre, e kishte dërguar në postë bashkëpunëtorin e tij, së bashku me një person tjetër, i cili do të gjykohet veçmas. I armatosur me një armë zjarri, ky i fundit e kishte kërcënuar nëpunësen, para se më i riu ta lidhte, njësoj sikur edhe dy klientët e moshës 75-, e 93-vjeçare.
Me këtë rast, ata kishin plaçkitur një shumë parash prej 27.000 frangave zvicerane. Por, pa ndihmën e shoferit, pasi ky i fundit kishte pasur frikë nga prania e policisë. Edhe pse vozitësi nuk ka qenë i pranishëm në postë, ai është njësoj me faj sikur edhe të tjerët, pasi edhe ai ka dashur hise nga kjo plaçkitje, ka theksuar gjykatësi.
Njëri nga të akuzuarit, edhe më parë ka qenë i dënuar me burg prej gashtë viteve në vitin 2007, gjithashtu për një plaçkitje të rëndë. Në vitin 2012, ai e kishte mbajtur në banesën e tij, në La Chaux-de-Fonds (NE), një person i cili e kishte vrarë kunatin e tij më 29 tetor 2012, në Renens.