Bernë: Takohen Jashari e Sommaruga

Date:

17:51:00         2016-02-02

 

 

 

Këshilltarja nacionale zvicerane Simonetta Sommaruga, të martën është takuar me ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë, Adnan Jashari për një takim pune në Bernë. Me këtë rast, Sommaruga i ka spjeguar kolegut të saj homolog për funksionimin e sistemit juridik zviceran.
Jasharin e kanë interesuar edhe reformat dhe masat të cilat është duke i ndërmarrë Zvicra, për të garantuar pavarësinë dhe transparencën e sistemit juridik në Zvicër, bënë me dije në një komunikatë për medie Ministria zvicerane e Drejtësisë dhe Policisë (EJPD), njofton „Shtegu.com“.
Sommaruga dhe Jashari kanë biseduar për bashkëpunimin reciprok juridik në mes dy vendeve, sidomos në lëmin e ndihmës juridike. Gjithashtu është bërë fjalë edhe për ate se si Zvicra do ta ndihmojë Maqedoninë në këto përpjekje për reformat.
Sipas Sommarugës, të dy vendet janë duke u përkujdesur për marrëdhënie të mira tash e disa dekada. Në Zvicër, sipas EJPD-së, jetojnë rreth 90 mijë maqedonas, apo persona me prejardhje nga Maqedonia.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...