Tentuan ta kalojnë kufirin austriak me dy teste të rremë, zbulohen dy shtetas nga Maqedonia e Veriut
Sipas policisë austriake, dy persona u kapën duke kaluar kufirin nga Bavaria në Salzburg në Oberndorf (Flachgau) me rezultate të falsifikuara të testit të Covidit. Shtetasit nga Maqedonia e Veriut midis moshës 23 dhe 26-vjeçare përdorën urën kufitare midis Laufenit dhe Oberndorfit.
Oficerët e policisë austriake kuptuan se testet ishin manipuluar, informon Shtegu.com. Sipas Departamentit të Policisë së Shtetit të Salzburgut, të dyshuarit janë denoncuar për falsifikim të dokumenteve. Të dyshuarit u dërguan në një stacion policie në Salzburg dhe atje u intervistuan.
Falsifikimi me sa duket është bërë me një kompjuter, tha një zëdhënëse e policisë. Hetimet e mëparshme kishin treguar se dy certifikata negative të testit Covid, të cilat nuk ishin më të vlefshme, ishin skanuar përsëri. Me këtë rast ishte falsfikuar data. Me sa duket, të dy personat kanë dashur t’i kursenin vetvetes teste të mëtejshme. Ata punojnë në Gjermani, ndërsa banojnë në Salzburg.