Arbër Bullakaj zgjedhet në kryesinë e SP-së në Zvicër

Date:

Në mbledhjen e sotme të Migrantëve socilademkratë të SP-së në Zvicër, në këshillin drejtues është zgjedhur politikani ri shqiptar Arbër Bullakaj, në mesin e pesë kandidatëve të tjerë, informon Shtegu.com. Këtë ai e ka bërë të ditur në një postim të tij në Facebook, duke shkruar:

„Jam shumë i lumtur për zgjedhjen time të qartë në kryesinë e SP-së në Zvicër. Jam shumë i nderuar nga besimi që më është dhënë në votimin e parë.

Tani do të doja të punoja më shumë për më shumë drejtësi sociale. Sidomos gjatë periudhës së koronavirusit, është e rëndësishme që të solidarizohemi me ata që kanë ardhur në një krizë personale.

Tani kam shumë ide për projekte dhe qasje, të cilat do t’i sjell në ndonjë mundësi tjetër në SP Zvicër. Kjo përfshin një përfaqësim shumë më të mirë të migrantëve në pozicionet e rëndësishme“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...