Telefonata e Zaev me komedianët rusë, reagon presidenti Thaçi

Date:

 2019-07-11

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot në një konferencë për shtyp ka folur rreth bisedës telefonike të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev me humoristët rusë, ku përmermendet emri i tij dhe planet për ndarjen e Kosovës, njofton agjencia e lajmeve INA.

 

Presidenti kosovar ka thënë se, kryeministri Zaev e ka thirrur në telefon atë dhe se i ka sqaruar se deklarimet e tij për shkëmbin territoresh janë bazuar në shkrimet e mediave dhe të gazetës Sputnik dhe se nuk ka pasur ndonjë informatë tjetër zyrtare.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev është vënë në shënjestër të dy humoristëve rusë, të cilët përmes telefonit i janë prezentuar si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Një gjë e tillë, bëri bujë në Prishtinë pasi zoti Zaev në bisedë dëgjohet duke thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaci dhe homologu i tij serb Alekasandar Vucic po bisedojmë për shkëmbim territoresh.

“Ata po përpiqen të shkëmbejnë territore” ka thënë Zaev, duke u hamendësuar nga ana tjetër se këtu mund të ketë ndikim rus dhe duke theksuar frikën për të ardhmen e Ballkanit. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...