Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Date:

2019-07-11
 

PRESHEVA

Qeveria e Republikës së Shqipërisë në mbledhjen e saj të radhës, mbajtur të mërkurën, ka miratuar dy vendime për akordime fondesh për shqiptarët që janë jashtë territorit të saj. Vendimi i parë parashikon dhënien e një kontributi financiar për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, në masën 25 mijë euro, për vënien në funksion të Qendrës Kulturore (Multifunksionale) të këtij Këshilli në Komunën e Bujanocit.

 

“Efekti financiar, prej 25 mijë eurosh, do të përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2019, për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një vendim tjetër është ai për dhënien e ndihmës financiare për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, në masën 25 mijë euro për mbështetjen e funksionimit të këtij këshilli dhe të Zyrës koordinuese të tij në Plavë.

Qeveria e Shqipërisë akordon fondin për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginën e Preshevës dhe në atë të Plavës, dy muaj pasi përfaqësues të pushtetit vendor dhe atij politik të shqiptarëve në Preshevë deklaruan publikisht se pavarësisht premtimeve të shumta, Kosova e Shqipëria nuk po bëjnë mjaftueshëm për shqiptarët në Luginë, ndërkohë që kanë kërkuar nga dy qeveritë funksionalizimin e fondit për KKSH-në në Luginën e Preshevës./Koha

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...