Sipas logjikës së Gjykatës jeta e Sazdovskit është 6 herë më e vlefshme se jeta e Almir Aliut

Date:

 
 

Arta Bilalli Zendeli/

 

Aktgjykimet shpallen në emër të popullit me qëllim që ta reflektojnë pranueshmërinë ose mospranueshmërinë e krimit nga shoqëria, komuniteti ose populli. Shqiptimi i dënimeve të ndryshme për vepra të ngjajshme është tregues serioz se gjykata nuk e peshon mirë situatën dhe (mos)pranueshmërinë e krimit nga komuniteti. Në rastin e Nikola Sazdovskit dhe Almir Aliut, gjykatat, ndoqën koordinata diametralisht të kundërta. Faktikisht, te rasti Sazdovski, nisi si dhunë e mbaroi si vrasje e rëndë (nga e lehta kah e rënda), kurse te rasti Almiri, nisi si vrasje e mbaroi si vepër e rëndë kundër jetës dhe pasurisë në komunikacion (nga e rënda kah e lehta). Te rasti Sazdovski, u shqiptuan 38 vite burgim (2×19 vite), kurse te rasi i Almirit vetëm 6 vite e gjysmë! Sipas kësaj, jeta e njërit vlen gati sa 6 herë jeta e tjetrit (38:6.5=5.85). Unë nuk pajtohem. Kryerësit, respektivisht të dënuarit, janë të nacionaliteteve të ndryshme. Poashtu edhe viktimat. Por, të gjithë janë shtetas të të njejtit shtet! Jeta e çdo njeriu peshon sa jeta e tjetrit! Çdo krim duhet të dënohet! Puna e çdo gjykatësi duhet të vlerësohet! #drejtësi

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...