Edhe Ivanov në rrjetën e Antikorrupsionit

Date:

 
 

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka sjellë vendim për fillimin e procedurës kundërvajtëse kundër presidentit Gjorge Ivanov për dekretet e miratuara për avancimin në Armatën e Republikës së Maqedonisë gjatë periudhës zgjedhore, që, sipas Antikorrupsionit paraqet mos respektim të ndalesës të konfirmuara në Kodin zgjedhor dhe Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe ndeshje të interesave, transmeton Portalb.mk.

 

Domethënë, presidenti Ivanov me dekret e ka avancuar në gjeneral-nënkolonel nga gjeneral-major Vasko Gjurçinovskin, ndërsa për avancimin e tij nuk është vepruar në pajtim me dispozitat ligjore të Ligjit për shërbim në Armatë. Sipas antikorrupsionit, kjo çon në dyshim se Ivanov i ka shkelur të gjitha autorizimet ligjore dhe sa sjellë vendim pas zbatimin paraprak të procedurës së konfirmuar ligjore. Me miratimin e dekretit, konsiderojnë nga Antikorrupsioni, Gjorçinovskit do t’i paguhet rritja e rrogës, veprim që është i ndaluar në periudhën zgjedhore.

Gjithashtu, me dekretet e Ivanovit me të cilat vepron gjenerali i brigadës, Orce Jordev ësht emëruar për zëvendëskandidat dhe koloneli Dragan Kovaçki për komandat të Brigadës së parë këmbësore të mekanizuar dhe koloneli Besnik Emini për shef të shtabit, të miratuara pas ditës së shpalljes së zgjedhjeve, do t’ju ndahet rroga e rritur, që është e ndaluar në periudhën zgjedhore./ina

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

„Magjistari“ shqiptar zbret nga qelia e tij duke përdorur çarçafë – është arratisja e tij e katërt nga burgu

Një arratisje kinematografike nga burgu: Grabitësi T.T. është arratisur...

Banda shqiptare që shkaktoi dëm prej miliona eurosh në pranga: fundi i gjuetisë së madhe të traktorëve

Një bandë e specializuar shënjestroi pajisje të shtrenjta bujqësore,...

Zvicra nuk ka probleme rreth deportimit të kriminelëve nga Ballkani

Që nga viti 2016, kriminelëve të huaj u është...

Sulmuesi shqiptar i Sionit, Rilind Nivokazi po shkëlqen në Superligën zvicerane

Rilind Nivokazi është një ndryshim rrënjësor për FC Sionin....