Dënohet me 39 vite burg pasi abuzoi me vajzën e tij

Date:

20:25:56              2019-04-24

 

 

Një emigrant shqiptar, 33 vjeç, është dënuar sot nga gjykata greke me 39 vjet burgim gjithsej, i akuzuar për përdhunimin e vajzës së tij të mitur.

Vendimin e mori sot gjykata në Lasithio, e cila e gjeti përgjegjës 33-vjeçarin shqiptar me rezidencë në lokalitetin grek Guves, për akuzën e marrëdhënies seksuale me dhunë me fëmijën e tij, një vajzë aktualisht 11-vjeçare.

Hetimi nxori se i riu shqiptar, në vitet 2013-2016, për tre vite me radhë kishte abuzuar seksualisht me të bijën që kur ajo ishte pesë vjeçe deri 8 vjeçe.

Gjykata vendosi ta dënojë 33-vjeçarin me 18 vjet heqje lirie për akuzën e përdhunimit, 20 vjet për abuzim seksual të përsëritur sistematikisht dhe 20 vjet për akuzën e abuzimit seksual brenda familjes.

Gjithsej u dhanë 58 vjet burgim dhe në bashkim të dënimeve përfundimisht u dhanë 39 vjet burgim që do të thotë se i riu mund ta përfundojë vuajtjen e dënimit kur të mbushë 72 vjeç.

Emigranti shqiptar, si në polici dhe në prokurori, por edhe në shqyrtimin gjyqësor i ka mohuar akuzat.

Ishte gruaja e të akuzuarit, nënë e vogëlushes, që bëri denoncimin pasi u divorcua me të shoqin.

Mamaja tha në gjykatë se kishte kuptuar abuzimin seksual të të shoqit, pasi e bija po ndjehej më e sigurt me largimin e të atit.

Mjeku ligjor kreu kontroll tek e vogla dhe tha se konstatoi se vajza ishte abuzuar seksualisht në mënyrë sistematike.

Avokati Athanasios Yiorgos, tha se kjo ishte një nga veprat më të rënda penale të abuzimit seksual që kishte hasur në 40 vite përvojë në profesionin e tij. (Lajmi i fundit.al)

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...