Sindikalisti Nazim Rexhepi një emër që mund t`i besohet

Date:

Shumë herë mediat zvicerane e ato shqiptare i kanë kushtuar artikuj të ndryshëm sindikalistit tashmë të njohur shqiptar, nga Langnau i Emmentalit, Nazim Rexhepit. Nazimi me dinjitet të madh e luan rolin e ambasadorit të shqiptarëve në këtë rrethinë e më gjerë, duke mos hezituar të cekë krenarinë e tij që vjen nga një komunë siç është Malisheva e Gjilanit. Përpos pozitës së tij shumëvjeçare si sekretar sindikal i UNIA në Langnau të Emmentalit, Nazimi tashmë tre mandate po e kryen funksionin e parlamentarit komunal nga radhët e Partisë Zvicerane SP në këtë komunë.

„Jam shumë i shqetësuar se si po rrjedhin gjerat në Kosovë, nuk është më ajo koha kur me të gjitha mjetet e mundshme përpiqeshim të ndihmojmë vendlindjen. Duhet të forcohet ekonomia e vendit, të sjellim investitorë të huaj sa më shumë të jetë e mundur, pasi tashti e kemi më lehtë sepse shumë të rinj e të reja flasin shumë gjuhë të huaja dhe ate e kërkon ekonomia moderne“, rrëfen Nazimi enkas për Shtegu.com.

Duket se gjendja e tillë e ka lodhur Nazimin, prandaj nuk e sheh të arsyeshme që ndokush nga mërgimtarët të involvohet në politikën vendore të Kosovës por të tregojnË interes në politikën e Zvicres. Ai më me pasion flet për problemet e mërgimtarëve në Zvicër, aty ku shqiptarët e kanë krijuar vendbanimin e ri të tyre dhe ku po ballafaqohen me probleme të një natyre krejt tjetër nga ajo në vendlindje. „Më brengos fakti se shumica e bashkatdhetarëve tanë janë shumë pak të informuar për rolin dhe përfitimin që ua sjell Sindikata UNIA. Një anëtarësim në sindikatë nuk është i shtrenjtë kur merret parasysh se bashkatdhetarët po paguajnë avokatë e këshilltarë të ndryshëm, në lidhje me lloj-lloj probleme. Do t`i kisha lutur të gjithë ata që kanë probleme me sigurimet e tyre sociale e shoqërore ta kontaktojnë ndonjë seksion të Sindikatës UNIA, pasi që në këtë institucion ka hapësirë profesionale për t`u zgjidhur brengat e tyre. Bashkatdhetarët nuk janë të informuar aq sa duhet se çfarë humbin nga enti i papunësisë, çka mund të përfitojnë nga ai, sa kohë kanë të drejtë të përfitojnë, procedura pas ndërprerjes së kompensimit nga enti i papunësisë, përgatitja për t`u pensionuar, qoftë edhe më herët etj. etj. Për këto të gjitha, ju mirëpresin nëpunës profesionistë në secilin skesion të sindikatës“, ka pohuar Nazimi, i cili nuk harron pa përmendur edhe dëshirën e tij të flaktë për të kontribuar në mërgatën shqiptare në Zvicër: „Në një odë ku mbahet kuvend, dua të jem i pranishëm“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...