Shtetasja serbe shkakton tmerr në austostradën zvicerane, në përpjekje për të bërë vetëvrasje

56 Lexime

17:15:09                   2019-01-27

 

 

Natën e së dielës, më 27.01.2019, pak pas orës 00:30, në stacionin policor të ëettingenit në Zvicër, kanë ardhur disa thirrje, pasi në autostradën A1, një veturë ka vozitur në drejtim të gabuar. Pak kohë më vonë, është raportuar për një përplasje në afërsi të Birrfeldit, informojnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.
Hetimi zbuloi se një shtetase 42-vjeçare serbe, me qëllim që të vetëvritet, ka hyrë në korsinë e kundërt të autostradës në ëettingen në A1, në drejtim të Bernës. Përmes tunelit Baregg, ajo ka vozitur në drejtim të kundërt në një trafik relativisht të frekuentuar, mbrëmjen e së shtunës në drejtim të Bernës.

Automjetet e ndryshme kanë mundur ta shmangin fatkeqësinë në sekondën e fundit, informon më tej Shtegu.com. Në afërsi të Birrfeldit, një automjet që po ngiste në mënyrë korrekte, më në fund u përplas me veturën fantazmë. Me këtë rast, shkaktraja e aksidentit ka pësuar lëndime dhe është dashur të shpëtohej nga zjarrfikësit.