Qeveria zvicerane financon filmat rreth të kthyerve në Kosovë

Date:

16:12:45              2019-01-27

 

 

Qeveria federale zvicerane do të bashkëfinancojë filma dokumentarë rreth kthimit të kosovarëve nga Zvicra, informon Shtegu.com. Filmat supozohet të përcjellin „aspektet pozitive të kthimit në vendlindje“, thuhet në Sekretariatin Shtetëror për Migracionin (SEM).

Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM) do të bashkëfinancojë një projekt filmash me 158,000 franga, që synon të inkurajojë kosovarët nga Zvicra për t’u kthyer në Kosovë. Kjo është raportuar nga „Sonntags-Blick“, transmeton Shtegu.com.

Projekti u iniciua nga platforma shqiptaro-zvicerane për lajme Albinfo.ch. Një nga protagonistët e serisë së dokumentarit është Jetmir Halimi, i lindur në Zvicër. 27-vjeçari ka krijuar një iniciativë online në Kosovë. Rrëfimet si të vetat, kanë për qëllim të përcjellin „aspektet pozitive të kthimit në shtëpi“, citon SEM në raport.

SEM mohon pretendimin se me këtë seri filmash po i vë në lëvizje kosovarët për të emigruar. Ky nuk është qëllimi. Qëllimi është për të treguar potencialin e Kosovës. Megjithatë, kjo mund të „ketë një rezultat të kthimit vullnetar,“ citohet nga Sury zëdhënësja Emmanuelle Jaquet.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...