Shtetasin maqedonas e kërcënon vjehrri, Zvicra nuk ia vazhdon lejeqëndrimin

Date:

12:23:59           2016-03-14

 

 

 

Një shtetas 29-vjeçar maqedonas, pas martesës kishte ardhur në Zvicër dhe i bashkohet bashkëshortes së vet në Aargau. Sapo bashkëshortësia e tij u shkatërrua dhe kur duhej ta lëshonte Zvicrën, fatin e tij e kërkoi përmes rrugës ligjore.

 

 

 

Po që se bashkëshortësia në Zvicër fillon të marrë teposhtëzën, për bashëshortin apo bashkëshorten mund të lindin këto pasoja: Partneri i cili është pajisur me leje qëndrimi duke iu falënderuar bashkimit familjar, pas ndarjes duhet ta lëshojë Zvicrën.

 

 

 

Por, ka edhe disa përjashtime. Po që se „personi ka arsye të rëndësishme personale për të qëndruar edhe më tej në Zvicër“, sipas Ligjit federal mbi të huajt, personi i prekur ka gjasa të qëndrojë në Zvicër.

 

 

 

Një shtetas 29-vjeçar maqedonas, është bazuar në paragrafet përkatëse të Ligjit federal, pas martesës së tij të dytë në Zvicër. Ai kishte ardhur në Aargau, në kuadër të bashkimit familjar disa muaj pas martesës duke u martuar me një bashkëkombase 28-vjeçare, e cila në Zvicër ka leje qëndrimi të rregullt.

 

 

 

Por, lumturia e tyre bashkëshortore që ishte kurorëzuar në nëntor të vitit 2012, nuk kishte zgjatur shumë. Që në muajin vijues të korrikut, ai ishte zhvendosur nga banesa e përbashkët, shkruan „Aargauer Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Enti i migrimit i Aargaus nuk ia kishte vazhduar lejen e qëndrimit në mars të vitit 2014, në bazë të Ligjit në fuqi.

 

 

 

Shtetasi maqedonas kishte deklaruar se ai kishte qenë në veçanti i kërcënuar nga vjehrri i tij gjatë jetës bashkëshortore. Për këtë arsye, ai kishte qenë i detyruar që në muajin korrik të vitit 2013 ta braktisë banesën e përbashkët. Pak kohë më pas, në Maqedoni, nga të afërmit e familjes së bashkëshortes, e sidomos nga vjehrri, më 31 korrik 2013, ai ishte sulmuar dhe lënduar.

 

 

 

Tani, në Maqedoni është i rrezikuar dhe integrimi i tij në vendlindje është i pamundshëm nga kërcënimet. Nga ana tjetër, ai në Zvicër është i integruar profesionalisht dhe jeton në rrethana stabile financiare.

 

 

 

Gjykata federale tashmë e ka refzuar kërkesën e tij, duke konfirmuar vendimin e Gjykatës kushtetuese. Vështirësitë postmartesore, Gjykata nuk i njehë. Në këtë rast, kërcënimet ndaj tij ishin kryer vetëm pas ndarjes nga bashkëshortja.

 

 

 

Rrezikimi i itij i jetës nuk ka mundur të dëshmohet, ndërsa Gjykata mendon se shtetasi maqedonas nuk duhet të banojë në afrësi të farefisit të ish bashkëshortes. E njëjta gjë do të vlejë edhe në Zvicër, pasi edhe këtu jetojnë të afërmit e ish bashkëshortes dhe do të kërcënohej përsëri nga ta.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...