Pas 26 vitesh qëndrimi në Zvicër, dëbohet preshevari

45 Lexime

 15:20:46                 2016-03-14

 

 

 

Në vitin 2011, një shqiptar kishte plaçkitur një bankë në Zvicër. Edhe pse tashmë 26 vite me qëndrim legal në vend, ai të martën duhet të udhëtojë për në Serbi. Një shtet për të cilin gjithçka është e huaj.

 

 

 

„Ai ka pasur fat, pasi i është shqiptuar ndalesë vetëm prej pesë vitesh. Zakonisht, në këto raste, personat dënohen nga tetë deri dhjetë vite ndalesë hyrje në zonën e Schengenit“, ka deklaruar para një jave nëpunësi i entit të migrimit. Por, për shqiptarin me nofkën Johnny, do të jenë vite të gjatë, pasi për gjithë këto vite, ai nuk do të mund të hyjë në Zvicër dhe zonën e Schengenit. Shqiptari nga Serbia, të martën do të udhëtojë me autobus, pasi me avion ai do të aterronte në Beograd, ndërsa është duke shpresuar edhe në një përgjigje pozitive për një banesë. „Nuk kam se çfarë të kërkoj në Beograd, atje të gjithë flasin serbisht. Unë di të flas vetëm shqip, ndërsa në Serbi ndjehem i pasigurt“, ka pohuar ai për „Grenchner Tagblatt“, transmeton „Shtegu.com“. Edhe më tej ekzistojnë probleme të mëdha midis serbëve dhe shqiptarëve. Me autobus ai do të udhëtojë në një pjesë të Serbisë, në të cilën jetojnë shqiptarë, në Preshevë.

 

 

 

Në Zvicër kishte ardhur si fëmijë dy vjeç e gjysmë, duke u integruar më pas në jetën zvicerane. Por vetëm një rrëshqitje e vogël nga binarët, atij i kishte kushtuar shumë shtrenjtë, duke u shoqëruar me njerëz të gabuar. Kështu, pra ai kishte hyrë në borxhe. Më 16 dhjetor të vitit 2011, së bashku me dy persona të tjerë, ai kishte plaçkitur një bankë. Tre të armatosurit i kishin kërcënuar nëpunësit. Më 18 nëntor, Johnny ishte dënuar me 36 muaj dënim me burg.

 

 

 

Në Serbi, ai kishte qëndruar para gjshtë vitesh. Lufta atje ka shkatërruar gjithçka dhe ai nuk ndjehet i sigurt. „Ajo që është më e keqja, atje nuk kam askend“. Shumica e familjes së tij jetojnë në Zvicër dhe Gjermani.

 

 

 

„Dëbimin nga Zvicra, e kam akceptuar, por nuk e kuptoj përse nuk guxoj të qëndroj në ndonjë vend tjetër të Schengenit. Kështu do të kisha mundur të qëndroj në Gjermani“, pohon ai. „Në Preshevë nuk dop të jetë edhe aq bukur, duhet të heqë dorë nga luksi“. Luksin e kishte shfrytëzuar vetëm në periudhën prej dy muajsh, kur e kishte marrë një të tretën e të hollave të plaçkitura prej 337.810 frangave zvicerane. Para Gjykatës, ai kishte deklaruar se të hollat i kishte shpenzuar. Të martën, preshevari do të udhëtojë vetëm me vetëm 500 franga dhe rreth 2 mijë franga të tjera nga sigurimi pensional.