Tragjedi në stadiumin e Dortmundit, dy infarkte të shikuesve – njëri vdes

30 Lexime

19:51:47              2016-03-13

 

 
Në stadiumin e Dortmundit ka mbretëruar heshtja dhe dhimbja: Gjatë ndeshjes në mes të BVB Dortmundit dhe FSV Mainz 05, dy spektatorë kanë pësuar infarkt. Njëri nga ta ka vdekur pas përpjekjes për ta reanimuar, ndërsa tjetri është dërguar në spitalin më të afërt, njoftojnë mediet gjermane, transmeton „Shtegu.com“.
Që të dy spektatorët kanë qenë tifozë të Dortmundit, ndërsa personi i vdekur ka qenë një tifoz tetëdhjetëvjeçar.
Tifozët kanë reaguar menjëherë duke e ndërprerë tifon për ekipet përkatëse. Bile edhe flamujt dhe mbishkrimet ishin mbështjellur dhe i gjithë stadiumi ishte fokusuar në ngjarjen tragjike. Përndryshe, Dortmundi e fitoi ndeshjen me rezultat 2:0.