Shtetasi maqedonas ia thyen këmbët zviceranit

Date:

19:21:38                    2019-01-22

 

 

Një veturë e llojit të vjetër klasik, ishte ndalur në korsinë e emergjencës në autostradë, për shkak të një defekti. Një tjetër veturë e ka goditur atë, duke e lënduar një person.

Pas një aksidenti me pasoja të rrëshqitjes në autostradën A1 në Neuenhof AG, të shtunën pasdite, një veturë e ka goditur një tjetër veturë të llojit të vjetër klasik, që ka qenë e ndalur në korsinë e emergjencës. Nga godtija e fuqishme, ajo u shty në drejtim të veturës që po bëhej gati ta tërhiqte, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Me këtë rast, një person është ngujuar midis dy veturave dhe është lënduar.

Policia Kantonale e Aargaus, aksidentin e së dielës e ka përshkruar si një „zinxhir rastesh të fatkeqësive“, përcjell Shtegu.com. Shoferi i veturës klasike, një zviceran 23-vjeçar, i cili u ngujua midis dy veturave, ka pësuar thyerje të koskave të këmbëve. Shkaktari i aksidentit, një shtetas maqedonas 37-vjeçar, ka kaluar me plagë të lehta. Dëmi shkaktuar vlerësohet në rreth 20,000 franga.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...