Burgim i përjetshëm për shtetasin maqedonas që bëri „hoshaf“ ish të dashurën
15:50:06 2019-01-22
Një shtetas 37-vjeçar maqedonas, i cili më 23 korrik 2017 e kishte pritur ish-të dashurën në këndin e banesës së saj në Vjenë-Mariahilf dhe i kishte shkaktuar 14 plagët me thikë,të enjten e kaluar është dënuar me burgim të përjetshëm nga jykata austriake. Aktgjykimi nuk është përfundimtar, ndërsa avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar ankesë dhe apelim për ta shpallur të pavlefshëm vendimin.
„Rasti kufizohet në një çudi mjekësore që viktima i ka mbijetuar sulmit“, tha gjyqtarja kryesuese, Sonja ëeis, gjatë shqiptimit të vendimit, shkruan „vol.at“, përcjell Shtegu.com. Lëndimet e rrezikshme për jetën i kishte „kaluar gjatë shumë muajve nën kujdesin intensiv“ dhe për shkak të ndryshimeve inflamatore në bark, ajo e kishte humbur fëmijën e saj në javën e shtatë të shtatzënisë.
„I vetmi sanksion i përshtatshëm për këtë vepër është dënimi maksimal“, tha gjyqtarja, duke iu referuar vendimit unanim të jurisë për tentimvrasjeje dhe abort. Vepra i është rënduar edhe më shumë, pasi burri kishte vazhduar ta therë viktimën tashmë të pambrojtur e të shtrirë në tokë.
„Ai e shkatërroi tërë jetën time. Unë nuk kam më jetë“, ka deklaruar gruaja më parë si dëshmitare, duke u pyetur në mënyrën e një videokonference, përcjell Shtegu.com. Për shkak të këtij rasti, 32-vjeçarja tani jeton me motrën e saj, e cila kujdeset për te dhe duhet të qëndrojë në një karrocë. Një paraqitje personale në gjykatë do të ishte shumë e vështirë për gruan.
Ate që e ka përjetuar, nuk do t`ia dëshironte askujt, tha dëshmitarja: „Nuk e meritova një gjë të tillë. Unë kam qenë gjithmonë një person i mirë“. Në seancë, ajo gjithashtu ia tregoi gjykatës plagët e saj në bark, duke shprehur dëshirën për praninë e të pandehurit që të shohë trupin e saj të shpërfytyruar, përcjell Shtegu.com.
Gruaja përshkroi ngjarjen se si ajo erdhi në mëngjes rreth orës 6.00, nga ndërrimi i saj si kameriere dhe e kishte vërejtur ish-partnerin e saj që me gjallëri po i afrohej asaj dhe shoqëruesit të saj: „Kur e pashë, kisha një parandjenjë se diçka do të ndodhë“, përcjell Shtegu.com. Ajo filloi ta qetësojë ish të dashurin e saj: „Unë i thashë atij se mund të flasim për çdo gjë“. Por, ai e përdori një sprej verbues duke ua drejtuar atyre në sy.
Për shkak se nuk pa më asgjë, ajo thirri ndihmë. Përderisa i dashurin i saj u arratis, ai e shhtriu përtokë: „Kur u gjenda në tokë, fillova të bërtas se jam shtatzënë, ndërsa ai filloi të më therë“. Ajo i ndjeu therjet në bark: „Nuk e di sa herë. Ai nuk ndalonte. Unë arrita t`i shoh zorrët jashtë trupit, në trotuar „Pas arritjes së shërbimeve të emergjencës, ajo ka qenë ende me vetëdije.
Siç spjegoi përfaqësuesi mjeko-ligjor ëolfgang Denk, viktima nuk do ta kishte mbijetuar ngjarjen e përgjakshme pa ndihmën jashtëzakonisht të shpejtë dhe pa kujdesin intensiv, përcjell Shtegu.com. Një nga 14 goditjet kishte shkuar në drejtim të zemrës, një plagë e prerë në zonën e barkut ishte dhjetë cm e gjatë, duke shkaktuar shfaqjen e sytheve të zorrëve. Tehu i thikës gjithashtu ia prishi muskujt e pasmë. Mëlçia kishte një plagë, fshikëza e tëmthit ishte ndërprerë. 32-vjeçares i është dashur t`i hiqej zorra e trashë tërësisht me operacion kirurgjikal, zorrët e vogla, stomaku dhe shpënetka i ishin dëmtuar masivisht, përcjell Shtegu.com. Veshkat kanë humbur plotësisht aftësinë e tyre për të funksionuar, kështu që gruaja kryen dializë çdo ditë. Kur ajo u lirua nga spitali, gruaja peshonte 35 kilogramë.
Edhe më herët, shtetasi nga Maqedonia Veriore ka qenë i dhunshëm gjatë marrëdhënies dhe e ka rrahur gruan në vitin 2015. Ai nuk mundi ta përballonte ndarjen. Pas krimit, ai u arratis jashtë vendit, por u arrestua në vendkalimin kufitar greko-turk, Kipi. Në fillim të seancës, ai kishte thënë se ishte një gabim që e kishte therur ish të dashurën e tij. Ai nuk ka mundur ta spjegonte veprimin: „Ishte një moment“. Ai nuk ka dashur ta vriste gruan.