Shtetasi maqedonas e thyen kafkën e kokës në kishë

Date:

Gjatë ditës së mërkurë, në Obergiesing të Gjermanisë, rreth orës 10.40, në brendësinë e një kishe ka ndodhur një aksident i rëndë, me £ ‚ rast lëndime të rënda ka pësuar një shtetas 58-vjeçar maqedonas, shkruan e përditshmja gjermane „Abendzeitung“. Në aksident ka qenë i involvuar edhe një punëtor tjetër 41-vjeçar, me të cilin shtetasi maqedonas është dashur ta ngritë një skele të lartë 15 metra.

 

Punëtori në fjalë, ia kishte lëshuar shtetasit maqedonas një dërrasë me dimensione 250 x 30 x 5 cm dhe rreth 20 kg të rëndë nga lartë, por atij i kishte rrëshqitur nga duart duke e goditur në mes të kokës nga një lartësi prej rreth pesë metrash. Me këtë rast, i lënduari nuk ka pasur në kokë helmetë dhe menjëherë është shtrirë përtoke pa ndjenja.

 

Menjëherë pas kësaj ai është dërguar në një spital, ku i është nënshtruar një operimi urgjent dhe i është diagnostifikuar lëndim i rëndë me rrezik për jetë. Policia gjermane ka filluar menjëherë hetimet, duke konstatuar se bëhet fjalë për një shtetas maqedonas me vendbanim në Chemnitz.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...