Shtetasi i RMV e mban austriaken në banesë për dy javë dhe e dhunon

Date:

Një e re nga Vjena u mbajt nga torturuesi i saj në banesën e tij për dy javë dhe u abuzua seksualisht. Tashmë policia ka arrestuar autorin

Një austriake 29-vjeçare dyshohet se është mbajtur në një banesë në Vjenë-Meidling për rreth dy javë, e sulmuar dhe e detyruar vazhdimisht të kryejë akte seksuale.

Të shtunën, gruaja kontaktoi një mike e cila lajmëroi policinë. Dhunuesi 51-vjeçar është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. Ai tani do të merret në pyetje nga Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore austriake, njoftoi të dielën Policia Federale e Austrisë, transmeton portali Shtegu.

Shoqja e viktimës kishte kontaktuar policinë në orët e drekës sepse i kishin dërguar një adresë dhe i kishin kërkuar ndihmë. Oficerët menjëherë shkuan me veturë në shtëpinë në Meidling, ku gjetën gruan në shkallë. Ajo tha se ishte mbajtur atje për rreth dy javë nga një burrë (51) i cili i kishte siguruar asaj drogë në të kaluarën.

Gjatë robërisë së saj, shtetasi i Maqedonisë së Veriut dyshohet se është bërë vazhdimisht i dhunshëm ndaj saj dhe gjithashtu ka bërë kërcënime. 29-vjeçarja tha se ishte detyruar të kryente akte seksuale.

Ajo kur ka pasur mundësi ka ikur dhe ka lajmëruar miken e saj. 51-vjeçari tashmë po hetohet nga LKA ndër të tjera për dyshimet për përdhunim, heqje lirie dhe dhunë të vazhdueshme.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...